Lajme Botë

Vriten 21 ushtarë izraelitë në Gaza, goditja më e rëndë për Izraelin

Është masakra më e rëndë e ushtarëve izraelitë që kur shteti hebre pushtoi Rripin e Gazës në fund të tetorit.

Njëzet e një ushtarë, përfshirë burra të zakonshëm dhe rezervistë, vdiqën pasditen e djeshme nga shpërthimi i një tanku, i goditur nga një raketë RPG e lëshuar nga milicia e Hamasit. Sulmi i pasuar nga shpërthimi i tankut solli shembjen e një kompleksi ndërtesash që ushtria izraelite po minonte në atë kohë dhe më pas do të vazhdonte me prishjen.

Mbi 200 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën gjatë luftimeve me Hamasin në Rripin e Gazës.

Ndërsa gjatë sulmit të 7 tetorit në tokën hebrenje, u vranë 1200 izraelitë, përfshirë civilë, pjesëtarë të policiswë dhe ushtrisë – të gjendur të papërgatitur për ofensivën e militantëve të Hamasit..

/Shqip.com