Lajme

Vrau me thikë Halil Kokën në Durrës, Gjykata mbyll në burg Ilir Koçiljan

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Ilir Koçiljan, i cili akuzohet për vrasjen e Halil Kokës.

Mësohet se autori e ka pranuar krimin, ndërsa deklarohet se Halili me disa shokë të tij, kanë qenë duke e ndjekur për ta rrahur.

Ndërkohë avokati i tij tha se ai nuk është mirë nga gjendja e shëndetit mendor, duke kërkuar të vlerësohet ky aspekt.

46-vjeçari Halil Koka u vra me thikë në zemër nga fqinji i tij Ilir Koçilja mesditen e së mërkurës në lagje numër 4 të qytetit të Durrësit.

Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”

Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori i cili e qëlloi dy here me thikë. Ambulanca mbërriti menjehere në vendngjarje, por Koka ndërroi jetë gjatë transportimit në spital.

35-vjecari, Koçilja, personi që shihni në foto, mundi të arratisej për tre orë, derisa forcat ‘Shqiponja’ e prangosën në lagjen numër 11, si dhe sekuestruan thikën që mbante në xhep.