Lajme

Vrau kunatën me sëpatë, arrestohet një person në Elbasani

Një grua ka mbetur e vdekur në Elbasan pasi e njëjta dyshohet se është vrarë me sëpatë nga kunati i saj.

Policia shqiptare e ka arrestuar të dyshuarin, i cili ishte nga një fshat i Elbasanit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit kanë konstatuar një shtetas, me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap”.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat”, thuhet në njoftim.

Më tej, policia ka bërë të ditur se sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

/Shqip.com