Lajme

Vrau fëmijën 8-vjeçar në Fier, burg përjetë për Klodian Çalamanin

Klodian Çalamani, është dënuar me burgim të përjetshëm, personi që abuzoi seksualisht dhe më pas vrau, 8-vjeçarin, Mateo Vesiun.

Vendimi për dënimin kapital të Çalamanit është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Fierit, ku treshja gjykuese Alfred Konomi, Olkeda Lice dhe Rudi Laze, deklaruan fajtor dhe dënuan me burg përjetë, Klodian Ccalamanin.

Ky i fundit u gjend fajtor për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë ndaj të miturve”, raporton Ora News.

Ngjarja ndodhi në viti 2021, ku fëmija i mitur është abuzuar seksualisht dhe më pas vrarë duke u varrosur në oborrin e shtëpisë së Klodian Çalamanit.

Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë.

Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij.

Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, çka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.

Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë.

Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit.

Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

/Shqip.com