Lajme

Vrau babain e tij, arrestohet 37-vjeçari në Mallakastër

Një 37-vjeçar dyshohet se ka vrarë babain e tij në Mallakastër.

Siç ka raportuar ABC News, i dyshuari M.M është arrestuar nga Policia pas disa orës sa ai ishte në arrati.

Mbrëmë gjatë së enjtes, 37-vjeçari dyshohet se i mori jetën babait të tij duke e goditur me sende të forta.

Pas krimit, M.M u largua menjëherë nga banesa ndërsa, Policia ishte në kërkim të tij.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të problemeve mendore të dorasit.

Ndërsa, Policia e ka cilësuar rastin si  Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”./Shqip.com