Lajme Ballkan

Vrau 8 nxënës dhe rojën, arrestohet autori i masakrës në shkollën në Beograd

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, në Beograd, kur një 14-vjeçar ka qëlluar dhe ka vrarë një roje të sigurisë dhe 8 fëmijë të tjerë.

Sipas mediave serbe, i mituri Kosta K. ka marrë pjesë në shumë olimpiada. Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë. E gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësuesit së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës tetë, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë pa ndalur. Fillimisht ka qëlluar mbi nxënësit dhe mësuesin në klasën e historisë.

Mësohet se të plaosur kanë mbetur 6 fëmijë dhe mësuesi, ndërsa raportohet se disa prej të lënduarve janë në rrezik për jetën.

Mediat serbe kanë publikuar dhe foton e 14-vjeçarit si dhe momentin që ai merret nga policia pas ngjarjes së rëndë që ka tronditur Beogradin, shkruan Nova.rs.

Autori i vrasjes, Kostas K

Dyshohet se djali ka qëlluar disa herë nga arma e të atit në drejtim të nxënësve dhe sigurisë së kësaj shkolle.

/Shqip.com