Lajme Ballkan

Vrau 10 persona, e shkuara e errët e autorit të masakrës në Mal të Zi, i shkoi kolegut në shtëpi dhe e bëri për spital

Autori i masakrës së Cetinjës, Vuk Boriloviç, nuk është pa të kaluar kriminale, njofton Drejtoria e Policisë.

Përkundrazi, sipas informacioneve të Pobjedës, Boriloviq ka pasur katër-pesë raportime për sjellje të dhunshme në rininë e tij, dhe gjashtë apo shtatë muaj më parë fillimisht verbalisht e më pas e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij Marko Lagator, raporton media malazeze CDM.

Pas një konflikti në punë, Boriloviç shkoi në shtëpinë e tij në Humce, e plagosi, i dëmtoi makinën dhe e gjuajti me gurë shtëpinë, raporton Abcneës.

11 persona humbën jetën në këtë masakër, mes tyre edhe fëmijë dhe një zyrtar policor.

Bëhet e ditur se policia më pas e vrau sulmuesin Vuçko Boriloviq. Ai dyshohet se po pengonte një ambulancë që t’u afrohej viktimave para se të vritej nga policia.

Besohet se shkaku ka të ngjarë se ndodhi pas një konflikti familjar.

Qeveria e Malit të Zi shpalli dje tre ditë zie, me datat 13-14-15 gusht për tragjedinë në Cetinjë ku mbeten të vrarë dhe të plagosur shumë persona./Shqip.com