Lajme

Vrasje për një gardh në Pogradec, një person u sulmua me thikë nga fqinji i tij

Policia shqiptare

Një person ka vdekur pas fqinji i tij e ka sulmuar me thikën në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

Mësohet se konflikti mes dy fqinjëve ka ndodhur për një gardh mes tyre.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, pas plagosjes me thikë, viktima u dërgua në Spitalin e Pogradecit, por nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra në trup.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin me iniciale F.M. dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./SHQIP.com