Lajme

Vrasje në tentativë në Vushtrri, tre të arrestuar

Ilustrim.

Tre persona janë arrestuar të shtunën në Vushtrri pasi dyshohen për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Policia njofton se rreth orës 15:00 ka pranuar informacion për një përleshje që kishte ndodhur ndërmjet disa personave në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.                 

 “Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes, lëndime kishte pësuar viktima mashkull kosovar të cilit i është ofruar tretman mjekësor”.

“Sipas autoriteteve mjekësore lëndimet viktimës i janë shkaktuar nga një mjet i fortë metali. Lidhur me rastin janë ndërmarrë  veprime të shpejta policore, me ç‘rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarve tjerë me aktvendim të prokurorit të rastit, u është caktuar masa e ndalimit.

 Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vrasje në tentativë”./SHQIP.com