Lajme

Vrasje në tentativë në Viti, arrestohet një person

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar me mjetë të mprehtë një person tjetër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:50 në rrugën “Agim Ramadani”, në Viti.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/Shqip.com