Lajme

Vrasje me thikë në Tiranë, viktima është një 18-vjeçar

Një sherr mes disa të rinjve me thika ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Shkozës.

Një 18-vjeçar u plagos rëndë, por rrugës drejt spitalit humbi jetën.

Viktima është identifikuar si Aurelio Dervishi.

Burime pranë Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri mes një grupi të rinjsh.

Për pasojë i riu Devishi ka marrë goditje me thikë plagët e të cilës i morën jetën.

/Shqip.com