Vrasje me armë zjarri në Kurbin
Policia e Shtetit njoftoi për një të vrarë dhe një të plagosur sot në fshatin Gurëz të Kurbinit, në ambientet e një biznesi.
Policia e mbështetur nga forcat speciale dhe RENEA është vënë në kërkim të autorëve, për të cilët ende nuk dihet se cilët janë.
Konkretisht në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi Ardian Gjeloshi, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Reagimi i parë i policisë:
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarrite shtasi S. Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Special Renea.
Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.
/Shqip.com