Lajme

Vrasje e rëndë në Pejë, dyshohet se djali ia mori jetën nënës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku është vrarë një grua.

Lajmin për shqip.com, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth orës 16:00, policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, kemi parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë, teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Rugova, mes tjerash, bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia.

/Shqip.com