Lajme

Vrasja në Skenderaj, Policia jep detaje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një përson ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur si pasojë e shtënave me armë gjatë natës së sotme në fshatin Baks të Skenderajit.

Lidhur më këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka dhënë detaje.

“Sot më, 23 Korrik 2022, policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna  me armë zjarri në  fshatin Baks të Skenderajt Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet kompetente policore. Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur” thuhet në njoftimin e Policisë

Po ashtu është bërë e ditur se dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit  kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë.  

“Policia është njoftuar se një person tjetër kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK dhe është nën përcjelljen e policisë pasi që sipas informatave fillestare mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast”, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast.

Lidhur më këtë rast Policia e Kosovës ka arritur që të sekuestrojë dy armë: një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie.

Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet  e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, thuhet më tutje në njoftim./Shqip.com