Lajme

Vrasja në Fushë Kosovë, policia arreston dy të dyshuar

Fushë Kosova

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vrasje në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovës

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tashmë edhe të dyshuarit për këtë vepër penale janë të arrestuar.

“Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas PK-së të dyshuar për këtë vrasje janë dy 26-vjeçarë si dhe pas arrestimit të tyre është bërë edhe sekuestrimi i një thike që dyshohet se është përdorur në kryerjen e krimit.

“Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: – A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. si dhe sekuestrimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rast”.

Tutje, në njoftim thuhet se pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

/Shqip.com