Lajme

Vrasja e dyfishtë në Shkozë, kamarieri dëshmitari i vetëvrasjes së autorit

Pamje nga vendi i krimit

Roland Sinani mund të kishte shkaktuar edhe një viktimë tjetër por për fat të mirë nuk ndodhi kështu. Në momentin kur 43-vjeçari doli në rrugë për të kryer vetëvrasje, u has me një person që po kalonte rrugën. Ky person, me profesion kamarier, ka treguar se ka parë autorin në rrugë, me armë në dorë.

Kamarieri tha se në një moment, autori i drejtoi armën atij mirëpo më pas u largua.

Migena Sinani, është viktima që mbeti e vrarë nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, njeri nga të cilët është i moshës 2 vjeç, ka qenë prezent në dhomë me 37-vjeçaren ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshit.

Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh.

/Shqip.com