Lajme

Vrasja e 7-vjeçares me skaf në Himarë, Fevziu: Ligjin në det e bëjnë banditët dhe trafikantët

Blendi Fevziu

Shqipëria është tronditur nga vrasja e 7-vjeçares në Himarë pasi u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe gazetari Blendi Fevziu.

Fevziu ka shkruar ndër të tjera se prindërit e të ndjerës do mallkojnë veten gjithë jeten qe zgjodhën t’i bëjnë pushimet në atdhe.

“Po pushonin në Shqipëri, në atdhe, kthyer me gjasë nga emigracioni. Po i tregonin bukuritë e vendlindjes së saj dhe me siguri ishin të lumtur që po e bënin këtë. Deri atë moment kur vajza mori goditjen fatale e me siguri, prindërit e saj do mallkojnë veten gjithë jetën që zgjodhën t’i bëjnë pushimet në atdhe”, ka shkruar ai.

Ai është shprehur gjithashtu se ligjin në det e bëjnë fëmijët e biznesmenëve të papërgjegjshëm, laçat me zinxhirë floriri që “ngrenë zërin në kupë të qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe derdhin shampanjë”.

“Deti shqiptar është një xhungël ku ligjin nuk e bën as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush tjetër. E bëjnë banditë dhe trafikantë që pasi parkojnë makinat luksoze dhe të pajustfikuara tërbojnë plazhet me përformancën e jet skive dhe janë bërë tmerri i pushuesve. E bëjnë fëmijët e biznësmenëve të papërgjëgjshëm që nuk e kuptojnë se me paratë e tyre mund t’ju blejnë fëmijëve të mira materiale por jo të drejtën për të nëpërkëmbur dinjitetin e pushuesve të tjerë. E bëjnë laca me zinxhirë floriri që ngrënë zërin në kupë të qiellit nga gomonët e shtrënjta dhe derdhin shampanjë, dukë mos lënë askënd të qetë pak metra më tutje në breg.

Pamje nga vendi ku u vra 7-vjeçarja në Himarë

E bëjnë ata që sot bllokohen nga policia e nësër nxirren nga gjykata dukë i lënë policët që kanë zbatuar ligjin si guakë. E bëjnë skafistët që mbushin skafët plot me pushues dhe fluturojnë pa asnjë masë sigurie, madje pa veshur edhe fëmijët e vëgjël me jelekë sigurimi. Ka vite që jet skitë janë tmerr në gjithë bregdetin shqiptar”, ka shkruar Fevziu në Facebook.

Theksojmë se një e mitur, 7 vjeç është goditur ndërsa lahej në det nga një mjet lundrues, gomone.

Si pasojë e plagëve të marra 7 -vjeçarja ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Autori Arjan Tase, oficer policie i cili goditi me skaf një vajzë 7-vjeçare duke e lënë të vdekur në vend në plazhin e Potamit në Himarë është përjashtuar nga policia.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shprehu ngushëllimet familjes Avdia, për humbjen e jetës së vajzës së tyre 7-vjeçare.

“Për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është e dyfishtë, përveç se në nivel institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, si prindër, si familjarë dhe si bashkëqytetarë të këtij vendi”, tha ai./Shqip.com