Lajme

Voton kandidatja e vetme serbe, Sllagjana Pantoviq

Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur për kryetare të asaj komune, ka shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që po mbahen në veri të Kosovës.


Ajo në vendvotim ka shkuar e shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Pantoviq është e vetmja që votoi në qendrën e votimit afër minierës “Trepça” në Zveçan.

Ajo tha se pas zgjedhjeve pret përmirësim për komunitetin në atë komunë.

“Pres që zgjedhjet të kalojnë të qetë dhe pa incidente. Unë besoj se zgjedhjet duhet të bëhen në paqe, dashuri dhe respekt të popullit dhe jo me urrejtje, kërcënime… Unë mendoj se populli do të dalë, se vetëdija e tij do të funksionojë. Kushdo që del – faleminderit, kush jo, njësoj”, ka shtuar Slagjana Pantoviq.

/Shqip.com