Voton Korenica: Qytetarët e Rahovecit ta shfytëzojnë të drejtën e votës
Publikuar:
(14.11.2021 13:11:20)
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, e ka kryer obligimin e tij qytetar.
Ai ka kërkuar nga qytetarët e Rahovecit që ta kryejnë këtë obligim më përgjegjës.
“Ftoj qytetarët e komunës së Rahovecit që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës me përgjegjësi të madhe për demokracinë dhe komunën në të cilën do jetojnë fëmijët tanë”, ka thënë Korenica.
VV në balotazhin e Rahovecit përballet me Smajl Latifin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Qytetarët e 21 komunave votojnë për kryetarin e tyre në balotazh. /Shqip.com