Lajme

Voton kandidati për kryetar të Shtimes, Naim Ismajli

Kandidati për kryetar të komunës së Shtimes, nga PDK, Naim Ismajli

Kandidati për kryetar të Shtimes nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Ismajli, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës.

Ismajli ka votuar në shkollën e mesme “Naim Frashëri”, në Shtime, shkruan Shqip.com.

Pas votimit, Ismajli u ka uruar punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve që ndodheshin brenda qendrës së votimit.

Në mesin e 21 komunave që kanë shkuar në balotazh pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, është edhe Shtimja.

Në balotazh është Naim Ismajli nga PDK dhe Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje./Shqip.com