Lajme

Voton Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka votuar.

Obligimin e saj qytetar ajo e kreu në “Fakultetin e Edukimit”, Prishtinë – e që është qendra më e madhe e votimit.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të votojnë në të gjitha komunat ku ka balotazh dhe të vendosin për komunat e tyre për katër vitet e ardhshme”, tha Nagavci.

Partia pjesë e së cilës është Nagavci; Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka fituar asnjë komunë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ndërkohë është në balotazh në 12 komuna. /Shqip.com