Sport Ndërkombëtar

Votat e Alain Giresse dhe Amir Rrahmanit për çmimet “The Best” të FIFA-s

FOTO: Federata e Futbollit e Kosovës
FOTO: Federata e Futbollit e Kosovës

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Paris mbrëmë, argjentinasi Lionel Messi u shpall futbollisti më i mirë në botë nga FIFA.

Ylli i Paris Saint-Germain mori çmimin prestigjioz “The Best” për herë të dytë në karrierë.

Në këtë garë, konkurrentë të argjentinasit ishin Karim Benzema i Real Madridit dhe bashkëlojtari i tij te PSG-ja, Kylian Mbappe.

Zgjedhja e fituesit të këtij çmimi bëhet nga votat e kapitenëve të kombëtareve dhe trajnerëve të tyre.

Sa i përket Përfaqësueses së Kosovës, kapiteni Amir Rrahmani votoi si në vijim për lojtarin më të mirë: Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

Kurse, portierin më të mirë, Rrahmani e votoi Edersonin, Thibaut Courtoisin dhe Alisson Beckerin.

Për çmimin e trajnerit më të mirë, Rrahmani votoi për Carlo Ancelottin, Pep Guardiolan dhe Didier Deschapsin.

Në anën tjetër zgjedhjet e përzgjedhësit Alain Giresse kanë qenë për lojtarin më të mirë: Lionel Messi, Karim Benzema dhe Kylian Mbappe, ndërkaq për portierin më të mirë: Thibaut Courtois, Emiliano Martinez dhe Alisson Becker.

Për Giresen trajneri më i mirë ishte Didier Deschamps që pasohet nga Carlo Ancelotti dhe Walid Regragui.

/Shqip.com