Lajme Botë

Von der Leyen kundër Netanyahut: Izraeli nuk do qëndrojë në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi disa ditë më parë se Izraeli do të garantojë sigurinë në Gaza, pas përfundimit të luftës, kur Hamasi të jetë shkatërruar.

Bashkimi Europian e ka kundërshtuar këtë plan të Tel Avivit.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se Gazën mund ta kontrollojë vetëm një Autoritet Palestinez ose një shtet Palestinez. Sipas saj, BE është kundër pranisë afatgjatë të Izraelit në Gaza.

“Gaza nuk mund të jetë një strehë e sigurt për terroristët dhe disa ide janë duke u diskutuar se si mund të sigurohet kjo. Së dyti, organizata terroriste Hamas nuk mund ta kontrollojë apo qeverisë Gazën, vetëm një Autoritet Palestinez dhe një shtet Palestinez. Së treti, jo prani afatgjatë të Izraelit për sigurinë në Gaza, sepse Gaza është një pjesë thelbësore e çdo shteti të ardhshëm palestinez dhe territori i Gazës nuk mund të reduktohet apo amputohet”, tha Von der Leyen.

Deklaratat, Presidentja e Komisionit Evropian i bëri gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian.

/Shqip.com