Lajme

Von der Layen në Shqipëri: 80 mln euro për të lehtësuar kostot, 500 mln euro investime në rajon

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë  një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama tha se BE do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor me një paketë mbështetëse energjetike për të përballuar krizën.

Ajo ka thënë se BE po ndan 500 milionë euro në grante për të investuar në infrastrukturën energjetike në gjithë rajonin.

“Ne kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të bëjmë është me anë të unitetit dhe solidaritetit. Jemi pjesë e një unioni për energjinë, prandaj po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar në zbutjen e çmimeve të larta të energjisë tek bizneset familjet qytetarët. Është një grant 80 milionë euro. Pjesa e dytë ka të bëjë me mbështetjen që do të vijë pas janarit, në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë. Po flasim 500 milionë euro në grante për të investuar në infrastrukturën energjetike në gjithë rajonin”, tha presidentja.

Tutje ajo tha se hapja e negociatave ishte sukses i Shqipërisë.

“Erdha këtu për herë të fundit edhe në korrik ju keni filluar negociatat me BE. isha vërtet e kënaqur që isha me ju në atë moment. Por më lejoni të përsëris atë që thashë atëherë: ky është suksesi juaj, janë rezultat i viteve plot durim. Ju keni ruajtur një vëmendje shumë të fortë te procesi i integrimit dhe kjo ka sjellë negociatat. Ju keni treguar përkushtimin ndaj vlerave të BE dhe përgjigjen ndaj Rusisë për luftën e Ukrainës. Ju falënderoj që keni ruajtur rregullin ndërkombëtar në përputhje me rregullat e OKB. Shqipëria po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE”, tha ajo.

Ndryshe, Bashkimi Evropian do ta mbështesë edhe Kosovën me 75 milionë euro për t’u përballur me krizën energjetike.

/Shqip.com