Ekonomi

Von Cramon reagon për marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroserverit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit.

Cramon ka thënë se ky hap është në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull.

“Lajm i mirë për të parë nënshkrimin e kontratës për energjinë ndërmjet KEDS dhe Elektrosever. Ky është një hap në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull, në mënyrë që më në fund të kemi normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë! Integrimi në BE është qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Von Cramon.

Edhe Bashkimi Evropian ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë Elektrosever.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të plotë të udhërrëfyesit për energjinë, për të cilën u ra dakord në qershor 2022 në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, duke mundësuar zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë të 2013 dhe 2015”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

/Shqip.com