Lajme

Von Cramon për liberalizimin e vizave: Gëzuar lirinë e lëvizjes

Viola Von Cramon - Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur e lumtur pas vendimit të sotëm të PE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Von Cramon ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Urime për liberalizimin e shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

/Shqip.com