Lajme Ballkan

Von Cramon: Pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, nuk do të ketë anëtarësim në BE për dy vendet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se pa një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të ndodh për dy vendet, përcjell Shqip.com.

Në raportimin e Komisionit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Von Cramon, ka kërkuar edhe përfshirjen e sa më shumë grave në dialog, duke thënë se ato luajnë rol të rëndësishëm në këtë çështje dhe se nuk janë minoritete.

Lexo edhe:
Kurti për mosliberalizim të vizave: Është vendim i padrejtë dhe dritëshkurtër

“Dua të përsëris që pa një marrëveshje gjithëprfshirëse për nomalizim të marrëdhenieve pranimi në BE nuk do të ndodh për dy vendet.

Është e papranueshme që asnjë grua nuk është duke negociuar sepse gratë duhet të luajnë një rol nuk janë minoritet dhe nuk janë një grup i ndjeshëm dua të theksoj përsëri më shumë gra në dialog janë të nevojshme menjëherë”, tha Von Cramon.

Tutje, ajo theksoi se kosovarët e meritojnë ta kenë liberalizimin e vizave pasi që i kanë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

“Ju jeni të gjithë shumë të vetëdijshëm që keni një aleate, kam përsëritur nevojën gjë që është e menjëhershme, përkundër që i keni mbushur kriteret, unë dua  të shoh që keni pasur rezultatz për të ardhmen sepse qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë në një vend që e gëzon njohjen nga të gjitha vendet e të ketë një perspektiv të qartë evropiane”, tha ajo./SHQIP.com