Lajme Ballkan

Von Cramon: Nuk do të ketë përparim në dialog para zgjedhjeve në Serbi

Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola vron Cramon.
Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola vron Cramon.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se nuk do të ketë përparim në dialog para zgjedhjeve në Serbi, përcjell Shqip.com.

Ajo deklaron se progresi, gjegjësisht pritjet se gjërat do të jenë më të lehta për këtë çështje, kanë të bëjnë me zgjedhjet në Serbi, raporton Tanjug.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Po ashtu, Von Cramon thotë se është kundër një bojkoti të zgjedhjeve të ardhshme në Serbi.

“Ne kemi nevojë për forca që do të jenë konstruktive dhe që do të sjellin një alternativë politike në tryezë. Një bojkot nuk është një gjë e mirë”,  tha Von Cramon./SHQIP.com