Lajme

Von Cramon: Mosmbajtja e “Sunny Hill” në Kosovë, gabim strategjik i Qeverisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka thënë se është një gabim strategjik mosmbajtja e festivalit “Sunny Hill” në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, von Cramon është shprehur e pikëlluar që festivali “Sunny Hill”, nuk do të mbahet në Prishtinë.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës, duhet ta sigurojë që “Sunny Hill” që të mbahet në Prishtinë pasi ai promovon rininë.

“Jam e pikëlluar që Festivali “Sunny Hill” s’do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është një gabim strategjik pasi që sjell njerëz në Kosovës dhe promovon rininë. Qeveria e Kosovës do të duhej ta siguronte “Sunny Hillin” që të mbahej në Prishtinë.”, ka shkruar von Cramon.

Tutje, ajo se shpreson që festivali në fjalë do të kthehet në Prishtinë.

Festivali “Sunny Hill” është njoftuar se do të mbahet në Tiranë në të njejtat data që ka pasur të mbahet në Prishtinë./Shqip.com