Lajme

Von Cramon akuza Serbisë: Diskriminon shqiptarët e Luginës së Preshevës, të ndalen politikat represive të Beogradit

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se pas një takimi në Strasburg me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, diskriminimi sistematik ndaj tyre duhet të ndërpritet.

Von Cramon ka deklaruar në rrjetin social “X” se ka pasur një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga jugu i Serbisë.

Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë “pasivizimin” e adresave, nga ana e qeverisë serbe është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Viola von Cramon.

Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi kanë shkuar për një vizitë treditore në Strasburg, ku kanë pasur të planifikuar takime me përfaqësues të vendeve të Bashkimit Evropian, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe eurodeputetë. Aktivitetet e tyre janë financuar nga qeveria e Kosovës.

/Shqip.com