Teknologji Auto

Volvo u kthehet modeleve me tërheqje me rrota të pasme (Foto)

Volvo ka vendosur t’u kthehet prodhimit të automjeteve me tërheqje nga rrotat e pasme.

Modele të tilla nuk ishin prodhuar që nga viti 1998.

Volvo ishte fokusuar në automjete që tërheqin nga rrotat e përparme shkaku i modeleve, motit dhe sigurisë në komunikacion.

Prodhuesi suedez i automobilave ka vendosur kthimin e fuqisë së lëvizjes nga rrotat e pasme, duke ndjekur trendin e automjeteve tërësisht elektrike që adoptojnë një plan urbanistik.

Modelet e reja që do të vijnë me këtë format janë Volvo C40 Recharge dhe Volvo XC40 Recharge 2024, të cilat do të jenë me motorë elektrikë të rinj dhe efikasë, të cilët ndikojnë në fuqinë e lëvizjes.

Modelet e reja të Volvo me rrota të pasme do të emërtohen “Single Motor Extended Range” dhe do të kenë një paketë baterie prej 82 kWh.

Motori do të ketë 248 kuaj fuqi dhe ku me një bateri të mbushur, këto vetura mund të lëvizin deri në 477 kilometra.

“Me peshën e baterisë dhe motorëve të shpërndarë në mënyrë më të barabartë në të gjithë automjetin, tërheqja për rrotat e pasme përmirësohet shumë, kur krahasohet me një makinë tradicionale ICE me motor të përparmë”, ka sqaruar kompania suedeze.

/Shqip.com