Teknologji Auto

Volvo përgatitë mini furgonin elektrik

Prodhuesi suedez i automjeteve, Volvo, planifikon të ofrojë këtë vit, një mini furgon për bartjen e udhëtarëve që do të jetë elektrik dhe luksoz.

Modeli i quajtur Zeekr 009, i zbuluar në fund të vitit 2022, mund të shërbejë si bazë e modelit të ri të Volvo-s, duke ofruar bateri prej 140kWh.

Këto modele që ndryshe quhen edhe si minivan, janë shumë të popullarizuar në Kinë.

CarNewsChina tani raporton se prodhuesi i automjeteve, pjesë e grupit vazhdimisht në rritje të markave të Geely, po planifikon një model të tillë dhe se ai do të jetë elektrik.

Çfarë mund të ofrojë një model i tillë?

Nëse do të qëndrojë afër specifikave të Zeekr 009, ne mund të shohim një strukturë AWD me dy motorë të mundësuar nga një bateri 116 kWh, e mjaftueshme për 436 milje distancë. Një bateri edhe më e madhe 140 kWh, mund t’i japë asaj një rreze prej 511 miljesh, duke e bërë gjithashtu atë model elektrik më të gjatë me diferencë të gjerë.

Me këtë model, synohet që t’u bëhet konkurrencë gjigantit gjerman Mercedes-Benz, i cili ka qenë një lider i hershëm në këtë segment, kryesisht tek blerësit evropianë, ndërsa Ford ka prodhuar modelin E-Transit në formën e furgonit të pasagjerëve dhe të tjerë që nga viti 2022.

Kompania nuk ka dhënë detaje për dizajnin e tij e as në cilat tregje do të jetë e pranishme.

/Shqip.com