Teknologji

Volvo përgatit modelin elektrik për lëvizje në qytet

Kompania suedeze e automobilave Volvo pritet së shpejti të sjellë një model konkurrues për veturat e vogla ekonomike.

Modeli i quajtur EX30, do të debutoj gjatë vitit të ardhshëm dhe do të jetë tërësisht elektrik.

Drejtuesit e Volvo-s kanë thënë se modeli që do të jetë një përzierje mes veturës së vogël dhe një SUV-i, do të jetë makinë e përshtatshme për lëvizje në qytet.

EX30 do të luajë një rol kyç për të ndihmuar prodhuesin suedez të automobilave të arrijë objektivin e tij për të shitur 600,000 vetura elektrike deri në vitin 2025.

Volvo ka thënë se synon të bëhet një prodhues makinash të thjeshta elektrike në nivel global deri në fund të dekadës.

Kjo veturë do të vjen me motor me fuqi prej 272 hp, bateri me kapacitet prej 66 kWh, me të cilën do të mundësohet që vetura të lëviz deri në 440 kilometra.

/Shqip.com