Teknologji Auto

Volkswagen inspirohet nga veturat e vjetra në modelin e ri

Volkswagen pritet të prezantojë modelin e ri elektrik ID.2 në vitin 2026, i cili thuhet të kapë vlerën e 25 mijë eurove.

Modeli i ri vjen me një ndryshim në ekranin me prekje, duke zbuluar se VW po e zëvendëson atë me buton fizik.

Kjo për faktin se, ekrani me prekje në Golf 8 dhe ID.3 elektrike, ka dëshmuar se nuk po pëlqehet shumë nga blerësit, gjë që e detyroi kompaninë të merrte një kthesë e t’i përgjigjej kritikave.

/Shqip.com