Sport Ndërkombëtar

Vojvoda u zëvendësua pas 30-të minutave, trajneri e turpëron pas ndeshjes me deklaratë të fortë

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda u zëvendësua vetëm pas 30-të minuta në ndeshjen që skuadra e tij Torino e zhvilloi të dielën ndaj Romës në xhiron e 15-të të Series A, shkruan Shqip.com.

Trajneri i Torinos turpëron lojtarin duke e larguar nga loja ende mbaruar pjesa e parë.

Ai e sqaroi zëvendësimin pas ndeshjes. “Nuk më pëlqeu për asgjë në fushë. Ishte zëvendësim takti”, theksoi trajneri i Torinos, Ivan Juric.

Ndeshja në fjalë përfundoi me shifrat 1:1. Vojvoda para këtij takimi bëri ndeshje të mirë duke bërë edhe asist për Torinon.

Kujtojmë se pjesë e Torinios është edhe futbollisti tjetër shqiptar, Etrit Berisha, i cili gjithashtu qëndroi në bankën e rezervistëve.

/Shqip.com