Sport Ndërkombëtar

Vojvoda eliminohet nga Kupa e Italisë

Mergim Vojvoda

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe Torino janë eliminuar nga Kupa e Italisë.

Të mërkurën në mbrëmje, Torino u eliminua në çerekfinale, pas disfatës 2:1 në udhëtim te Fiorentina.

Luka Joviq dhe Jonathan Ikone shënuan për Fiorentinën në minutën e 64-t dhe të 89-të, ndërsa golin e vetëm për torinezët e realizoi Yann Karamoh, në minutën e dytë të shtesës.

Ishte pikërisht Karamoh ai i cili e zëvendësoi Vojvodën në minutën e 76-të.

/Shqip.com