Vojvoda del nga fusha pas vetëm 30-të minutave në ndeshjen Roma – Torino
Publikuar:
(13.11.2022 16:03:27)

Roma po takohet me Torinon në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit italian Serie A.
Torino bëri zëvendësimin e parë që në minutën e 30-të të lojës.
Reprezentuesi i Kosobës, Mërgim Vojvoda largohet nga loja.
Vojvoda nuk është parë që vuante nga ndonjë lëndim andaj zgjedhja e trajnerit mund të jetë taktike.
Giallorsoët në këtë takim vijnë pas dy ndeshjeve pa fitore ku pësuan humbje në derbi nga Lazio dhe barazuan 1-1 në udhëtim te Sassuolo.
Të besuarit e Jose Mourinhos synojnë të rikthehen te fitoret në kampionat, por nuk do ta kenë aspak lehtë përballë Torinos.
Mysafirët në përballje me Romën vijnë pas fitores 2-0 nga Sampdoria dhe synojnë të shkaktojnë befasi në “Olimpico”.
/Shqip.com