Vojvoda aktivizohet në barazimin e Torinos ndaj Bolognas
Publikuar:
(06.11.2022 15:51:53)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është paraqitur nga minuta e 66-të te Torino që pësoi disfatë nga Bologna me rezultatin 2:1.
Torino avancoi fillimisht me golin e minutës së 26-të por Bologna përmbysi rezultatin në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen me golat e realizuar në minutën e 64-t dhe 73-të, shkruan Shqip.com.
Vojvoda në minutën e 93-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 13-të të Serie A të Italisë.
/Shqip.com