Lajme

Vogel: Rruga e Kosovës për në BE është sfiduese

Bashkëpunëtori i Këshillit për Politika e Demokratizimit nga Brukseli, Toby Vogel ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një hap shumë i rëndësishëm.

Siç ka raportuar Kosovoonline, Vogel tha se tha se rruga e Kosovës për në BE është sfiduese.

“Aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një hap simbolik shumë i rëndësishëm për Kosovën. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i BE ka miratuar dhënien e statusit të kandidatit Bosnje dhe Hercegovinës. Tani vetëm Kosova mbetet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor që presin këtë status. Normalisht, rruga për në BE për Kosovën është më sfiduese sepse janë pesë shtete që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj”, tha Vogel.

Vogel shtoi se Kosova ka një rrugë të gjatë për t’u bashkuar me BE edhe në qoftë se pesë vende ndryshojnë qëndrimin e tyre mbi mosnjohjen e Kosovës.

“Unë mendoj se ky proces do të shtyhet për Kosovën për një kohë. Do të ketë më shumë bisedime midis palëve siç ka bërë zakonisht Bashkimi Evropian. Edhe nëse Kosova do të njihet nga të gjitha shtetet e BE-së nesër, rruga drejt anëtarësimit në bllok do të jetë shumë e gjatë. Nuk është vetëm për Kosovën. Ne kemi parë se ç’ka ndodhur me Maqedoninë e Veriut deri tani”.

Sot duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të krerëve të shtetit për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se politikanët serbë kanë thënë se do të punojnë që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të mosofrojnë mbështetjën e tyre në këtë proces.

/Shqip.com