Lajme

Vodhi një veturë dhe e shiti, arrestohet i dyshuari në Kllokot

Ilustrim

Është arrestuar një person në Kllokot, i cili dyshohet për vjedhjen e një veture me 17 janar 2022.

Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor Kllokot nga ajo datë nuk ka ndalur punën intersive deri më tani dhe si përfundim ka arrestuar B.R, i cili ka pranuar fajësinë.

“I njëjti sot me datën 24.06.2022 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i cili ka pranuar veprën në tërësi dhe ka deklaruar se automjetin e vjedhur e ka shitur tek i dyshuari shqiptar kosovar Z.D. (1982)”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

PK ka bërë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar po ashtu në prezencë të avokatit mbrojtës për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që i dyshuari i parë të dërgohet në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë të lirohet në procedurë të rregullt./Shqip.com