Lajme

Vlorë: Një grua hidhet nga kati i pestë i ndërtesës bashkë me djalin 1 vjeç

Foto nga vendi i ngjarjes

Një 34 vjeçare me inicialet P.M. është hedhur nga kati i pestë i ndërtesës bashkë me djalin e saj 1 vjeç. Të dy kanë ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes, në lagjen Pavarësia në Vlorë.

Nëna ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa djali është dërgua në spital nga një banor i zonës, por nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur detajet e këtij rasti.

Sipas mediave në Shqipëri, 34 vjeçarja vuante nga problemet mendore./SHQIP.com