Sport Shqiptar

Vllaznia shënon golin e parë në Champions League

Vllaznia për femra ka shënuar golin e parë në historinë në grupet e Champions League, kundër skuadrës së Real Madrid në transfertë.

Rekordmenja e futbollit shqiptar të femrave, Megi Doçi, shënoi që në minutën e pestë ndaj spanjolleve, me një goditje dënimi.

Avantazhi i vajzave shkodrane zgjati pak, pasi Real Madrid barazoi me anë të Weir në minutën e 11-të të ndeshjes qe eshte super favorit.

Në 5 ndeshjet e zhvilluara Vllaznia me pare nuk ka shënuar asnjë gol, teksa ka pësuar plot 23 të tillë. Sfidën përmbyllëse të grupeve të Champions-it, gocat shkodrane po e luajne tani ndaj Realit të Madridit në transfertë.

Pavarësisht rezultatit, Vllaznia për femra ka bërë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një kompeticion të tillë si Champions League.

Fati i keq i shkodraneve që ranë në grup me 3 ekipe të mëdha dhe me super përvojë si Reali, Chelsea dhe PSG. Suksese në ndeshjet e mbetura.

/Shqip.com