Rozë

Vlera e “çmendur” që shpenzoi Don Xhoni në paraqitjen e fundit

Don Xhoni

Rap-artisti i njohur nga Drenica, Don Xhoni përveç muzikës njihet edhe për luksin që ai bënë.

Ai ka marrë vëmendjen e fansave në veshjen që ka zgjedhur në paraqitjen e fundit.

Reperi është parë i veshur me Kenzo e po ashtu edhe me një palë shapka Louis Vuitton.

Kjo ka bërë që të flitet më shumë, duke qenë se për një triko ka shpenzuar 295 euro, një palë tuta të shkurtra i kanë kushtuar 250 euro si dhe shapkat e firmës së njohur 470 euro.

Në total kjo dukje e krijuesit të hitit “Katile” kushtoi mbi një mijë euro.

Ndryshe, projekti i fundit katile ka arritur miliona klikime në Youtube./SHQIP.com