Sport Shqiptar

Vladi – golashënuesi më i mirë i Aarau, që do të vesh fanellën “Dardane”

Një fillim fantastik i stinorit të ri ka bërë që Shkëlqim Vladi të bie në radarin e Alain Griesse.

21-vjeçari është ftuar për herë të parë për Kombëtaren e Kosovës.

Sulmuesi i ri e ka filluar stinorin 2022/23 në mënyrën më të mirë të mundeshme.

Ai në 18 ndeshje me fanellën e FC Aarau-së ka shënuar 12 gola, tetë prej të cilave kanë ardhur në ligë në po aq ndeshje të zhvilluara.

“Jam krenar që mund të hedh hapin tjetër dhe do t’i qasem kësaj detyre me shumë motivim dhe përulësi të nevojshme – sigurisht me synimin që të marr maksimumin prej saj dhe të mund të jap kontributin tim personal në suksesin e përbashkët të ekipin kombëtar”, ka thënë Vladi për faqen zyrtare të klubit.

Kujtojmë që në këtë skuadër luajnë edhe Liridon Balajt dhe Donat Rrudhanit./Shqip.com