Rozë Ndërkombëtar

‘Vjosa’ shpallet park kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio

Aktori me renome ndërkombëtare, Leonardo DiCaprio ka reaguar pasi lumi Vjosa në Shqipëri është shpallur park kombëtar.

Përmes një postimi në Instagram, DiCaprio ka thënë se nga tani Vjosa do të rrjedhë lirshëm përgjithmonë nga burimi në det.

Ai tha se  tashmë është krijuar parku i parë kombëtar të lumit të egër në Evropë.

“Sot historia është bërë. Bashkëpunim midis qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë lirisht përgjithmonë, nga burimi në det, që brezat e ardhshëm të gëzojnë”, shkroi DiCaprio.

Tutje, DiCaprio tha se një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu.

“Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Përgëzime për këdo që e bëri realitet këtë përpjekje mahnitëse!”.

DiCaprio tash e sa kohë ka lobuar që Vjosa të shpallet park kombëtar.

/Shqip.com