Osmani viziton bazat policore në Jasenovik e Bërnjak, si dhe në kampin ‘Belvedere’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar policët në bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’ në prag të ndërrimit të motmoteve.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Osmani.
“Në prag të ndërrimit të motmoteve, vizituam policët tanë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’.Së bashku me Ministrin Sveçla, i falenderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri”, ka shkruar Osmani.
Gjatë adresimit për vitin e ri, Osmani ka thënë se uron që ky vit i ri të jetë vit i shpresës, por mbi të gjitha uroj të jetë një vit i veprimit.
/Shqip.com