Lajme

Vjosa Osmani e pranishme në palestër në përkrahje të Distria Krasniqit

Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë përkrahje xhudistes Distria Krasniqi, njofton Shqip.com.

Osmani ka qenë e pranishme në palestër gjatë luftës së parë që xhudistja kosovare ka pasur në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Xhudistja Distria Krasniqi, e ka nisur mbarë garimin.

Ajo ka arritur të kalojë në gjysmë finale duke mposhtur me ippon xhudisten kineze, Chen Hao Lin të Taipeit.

Në gjysmë finale, Distria do të përballet me Urantsetseg Munkhbat./Shqip.com