Vjen skandali i radhës nga Perez, kësaj here për Ronaldon dhe Mourinhon
Një audio e re është duke qarkulluar në Spanjë për presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, transmeton Shqip.com.
Pas dolën audiot e tij për Raul dhe Casillas ditë më parë, kësaj here Perez dëgjohet kur i quan Cristiano Ronaldon dhe Jose Mourinhon “idot” dhe “njerëz me ego të tmerrshme”.
Kjo bisedë u zbulua në vitin 2012, pikërishtë në kohën kur lojtari dhe trajneri ishin pjesë e ekipit.
Bisedat private u zbuluan nga “El Confidencial” për dyshen portugeze, e cila është datuar në tetor të vitit 2012, vetëm shtojnë sikletin për presidentin madrilien pasi menjëherë pas sulmit të tij ndaj Raul dhe Casillas, janë publikuar edhe këto të fundit.
Jose Mourinho ishte pjesë e skuadrës madriliene që nga viti 2010 deri në vitin 2013.
Ndërsa, Cristiano Ronaldo iu bashkua ekipit mbretëror në veren e vitit 2009 dhe ishte pjesë e klubit deri në vitin 2018./Shqip.com