Lajme

Presidenca: Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri

Presidenca e Kosovës.
Presidenca e Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmet e zyrtarëve policorë  të Kosovës në veri të vendit.

Sipas Osmanit , këto veprime janë të shoqëruara me tentativa dezinformuese që synojnë të destabilizojnë situatën

‘’Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë’’ thuhet në reagimin e të parës së shtetit.

Osmani thotë së këto do të dështojnë dhe se shteti i së drejtës do të mbizotërojë.

‘’Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë’’ ka shtuar Osmani.

Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri./Shqip.com