Vjen reagimi i parë, kërkohet anulimi i Sunny Hill në Gërmi

Pas shumë polemikave mbi festivalin Sunny Hill, tashmë është konfirmuar se ku do të mbahet ky festival.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka konfirmuar se Sunny Hill do të mbahet në parkun e Gërmisë.
Mirëpo ky vendim tashmë është duke u kundërshtuar.
Drejtoresha Ekzekutive në Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani ka thënë se ka dëshmi se bërlloku i vitit të kaluar si shishet janë ende në Gërmi dhe mbajtjen e festivalit aty e quan “lajm të tmerrshëm”.
Këtë reagim Ramadani e ka bërë në profilin e saj në Facebook ku shkruan, “shume keq që kaq pak e mbrojmë mjedisin dhe kafshët e egra n ‘këtë vend”.

Ndryshe, për shkak të kufizimeve të hapësirës në parkun e Gërmisë, Sunny Hill Festival këtë vit do të ketë kapacitet të kufizuar të pjesëmarrësve.
Festivali “Sunny Hill” fillimisht ishte paraparë të mbahej në Bërnicë të Poshtme, por pastaj u anulua dhe u vendos që ky festival të mbahej në Tiranë./SHQIP.com